
NGRITJA E INKASIMIT ESENCIALĖ PĖR SHĖRBIME MĖ TĖ MIRA TĖ
UJĖSJELLĖSIT, THOTĖ RREGULLATORI I UJIT
Pėr ofrimin e shėrbimeve mė tė mira ndaj konsumatorėve, ėshtė e
domosdoshme qė kompanitė e ujėsjellėsit tė shtojnė angazhimet e
tyre nė inkasimin e borxheve tė konsumatorėve. Por, gjithashtu
edhe konsumatorėt duhet ti kryejnė obligimet e tyre. Ata duhet
ti paguajnė faturat e tyre tė ujit.
Afrim Lajēi, Drejtori i Zyrės Rregullatore pėr Ujė dhe Mbeturina
(ZRRUM) duke folur nė Prishtinė sot, tha:
“Puna jonė ėshtė qė t’i mbrojmė interesat e konsumatorėve nė
rastin e shėrbimeve tė ujėsjellėsit kur ata nuk kanė mundėsi tė
zgjedhjes se nga kush do ti marrin kėto shėrbime. Ne e bėjmė
kėtė duke siguruar qė kompanitė e ujit tė ofrojnė shėrbime tė
pranueshme nė pikėpamje tė cilėsisė sė shėrbimit dhe ēmimit qė
paguajnė. Gjatė thatėsisė sė verės sė kaluar, shumica e
konsumatorėve janė ballafaquar me ndėrprerje tė papranueshme tė
furnizimit me ujė. Ne dėshirojmė qė njė situatė e tillė tė mos
pėrsėritet verėn e ardhshme.
“Zgjidhja e problemit pjesėrisht ėshtė te kompanitė. Ato duhet
tė pėrpiqen mė shumė qė tė pėrmirėsojnė procedurat e tyre tė
faturimit dhe inkasimit. Megjithatė, njė pjesė shumė e madhe e
konsumatorėve mendojnė qė nuk kanė obligim qė ti paguajnė
faturat e tyre. Kjo nuk mund tė vazhdojė kėshtu. Ėshtė detyrė
dhe obligim i konsumatorėve tė paguajnė faturat e tyre. ZRRUM-i
do tė pėrkrahė kompanitė pėr tė shkyēur konsumatorėt qė nuk
paguajnė.
”Nėse tė dyja palėt, edhe kompanitė edhe konsumatorėt e kryejnė
pjesėn e vet tė obligimeve atėherė sektori i shėrbimeve tė
ujėsjellėsit do tė mund gati t’i dyfishojė tė hyrat e veta. Kjo
do tė ndihmojė qė kompanitė tė investojnė nė shėrbime mė tė mira
dhe mė efikase.”
Z. Lajēi tha se poashtu kompanitė duhet ti japin mė shumė
prioritet zvogėlimit tė humbjeve tė ujit. Dhe kėtu pėrfshihen si
eliminimi i rrjedhjeve nga rrjeti me riparimin e tubacioneve tė
dėmtuara poashtu edhe reduktimi i kyējeve ilegale. Njė
efikasitet mė i madh nė zvogėlimin e humbjeve tė ujit ndihmon
drejtpėrdrejt nė ngritjen e sasisė sė ujit tė disponueshėm pėr
konsumatorėt dhe furnizim mė tė mirė tė tyre. Zvogėlimi i
humbjeve tė ujit nė anėn tjetėr ndikon edhe nė ngritjen e tė
hyrave tė kompanive dhe sigurimin e furnizimit stabil dhe tė
qėndrueshėm me ujė.
”Performanca e dobėt e kompanive nė inkasimin e borxheve dhe nė
reduktimin e humbjeve ndikon nė qėndrueshmėrinė e tyre
financiare dhe rrjedhimisht edhe nė aftėsinė pėr tu ofruar
konsumatorėve shėrbime tė kualitetit mė tė mirė. Pėrderisa
kompanitė nuk i adresojnė kėto dy ēėshtje si prioritet kryesor
ato nuk do tė jenė nė gjendje tė ndėrmarrin investime kapitale
tė domosdoshme pėr sektorin e shėrbimeve tė ujit”.
Drejtori i ZRRUM-it tha se nė zyrėn e tij ka pasur pėrmirėsime
tė dukshme gjatė kėtij viti nė vazhdimin e zhvillimit tė
sistemit efektiv rregullator qė do tu sjell dobi konsumatorėve
pėr njė periudhė mė afatgjate. Ai tha:
“Ne vazhdimisht kėrkojmė mėnyra me tė cilat mund tė pėrmirėsojmė
procesin rregullativ. Njėkohėsisht ne presim qė kompanitė tė
gjejnė mėnyra pėr tė pėrmirėsuar performancėn e tyre. Aktualisht,
nevojat e konsumatorėve nuk mirren parasysh nė masėn e duhur.
“Ne kemi formuar Komisione Kėshilluese tė Konsumatorėve nė
shtatė regjione tė Kosovės. Kėto komisione do tė kenė rol vital
nė dėgjimin se ēka konsumatorėt kanė pėr tė thėnė lidhur me
shėrbimet qė ata i marrin. Pra ato janė aty pėr ti mbrojtur
interesat e konsuamatorėve duke i adresuar ankesat dhe problemet
e tyre lidhur me shėrbimet e ujėsjellėsit dhe mbeturinave.
“Vitin e ardhshėm, ne do tė kemi si prioritet shėrbimet e
konsumatorėve. Ne do tė sigurohemi qė kompanitė janė duke
zbatuar Kartėn e tyre tė Konsumatorėve. Kėto Karta pasqyrojnė
qartė tė drejtat dhe obligimet e kompanive dhe konsumatorėve tė
tyre. Ato duhet tė mirren seriozisht.”
Z. Lajēi ka theksuar qė rregullatori ekonomik do tė vazhdojė tė
ekzistojė dhe i ėshtė referuar draft-Ligjit tė ri qė pritet tė
aprovohet nga Kuvendi i Kosovės nė vitin e ardhshėm. Aprovimi i
kėtij Ligji do tė sigurojė qartėsinė legjislative pėr
rregullatorin e ujit nė tė ardhmen. Kjo ka qenė e pėrkrahur nga
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor, Ardian Gjini i
cili ka thėnė qė Ligji i ri ėshtė i nevojshėm me qėllim tė
zhvillimit pozitiv dhe tė qėndrueshėm tė sektorit tė ujit.
Vazhdon faqja »»» 2
Zyra Rregullatore pėr Ujė dhe Mbeturina
Copyright © 2008 WWRO | All Rights Reserved |