Komunikatė pėr Media – PN 5/09 Datė: 16.12.2009

 

LICENCIMI I KOMPANIVE REGJIONALE TĖ MBETURINAVE

Sot nė Prishtinė, me njė ceremoni rasti, Zyra Rregullatore pėr Ujė dhe Mbeturina (ZRRUM), nė pajtim me mandatin e vet ligjor tė bazuar nė Ligjin Nr. 03/L-086, bėri pėrtėritjen e Licencave tė Shėrbimit pėr gjashtė prej shtatė Kompanitė Regjionale tė Mbeturinave (KRM), tė cilat ofrojnė shėrbimet e grumbullimit tė mbeturinave. Licencat e shėrbimit tė kėtyre kompanive janė tė vlefshme pėr afat 1-vjeēar, duke filluar nga data 01 dhjetor 2009.

Kompanitė e licencuara janė:
    (i) KRM ‘Pastrimi’ Sh.A, Prishtinė
    (ii) KRM ‘Ambienti’ Sh.A, Pejė
    (iii) KRM ‘Ekoregjioni’ Sh.A, Prizren
    (iv) KRM ’Ēabrati’ Sh.A, Gjakovė
    (v) KRM ‘Pastėrtia’ Sh.A, Ferizaj
    (vi) KRM ‘Uniteti’ Sh.A, Mitrovicė


E vetmja Kompani Regjionale e Mbeturinave qė ka mbetur e palicencuar ėshtė KRM “Higjiena” Sh.A. Gjilan e cila nuk ka aplikuar fare pėr vazhdimin e licencės sė shėrbimit. ZRRUM pas konsultimit me komunat pėrkatėse tė cilat janė pronare tė kėsaj kompanie do tė ndėrmerr veprimet nė pajtim me ligjin.

Afrim Lajēi, drejtor i ZRRUM, pasi i pėrshėndeti tė pranishmit, theksoi se ZRRUM ka pasur dilema se a ti vazhdojė licencat e shėrbimit apo jo pėr KRM-tė, pėr arsye se praktikisht asnjėra prej KRM-ve nuk i plotėson kushtet ligjore pėr tė qenė tė licencuara.

“E gjithė kjo dilemė ka ndodh pėr faktin se pothuajse tė gjitha KRM-tė janė financiarisht tė paqėndrueshme, si dhe nuk i kanė pėrmbushur obligimet e pagesės sė taksės sė licencimit ndaj ZRRUM. Megjithatė, nė fund ZRRUM ka vendosur qė ti vazhdojė licencat e KRM-ve edhe pėr njė vit, duke dashur qė mos tė paralizohet ky sektor dhe duke shpresuar se gjatė kėsaj periudhe do tė rishikohet struktura institucionale nė sektorin e mbeturinave dhe ri-definohen mė qartė pėrgjegjėsitė e aktorėve tė kėtij sektori si parakusht fundamental pėr tejkalimin e problemeve tė krijuara nė fushėn e menaxhimit tė mbeturinave nė Kosovė”- tha z. Lajēi.

Z. Lajēi foli edhe rreth gjendjes aktuale nė sektorin e mbeturinave nė Kosovė, e cila ėshtė mjaft e rėndė. Kėtė gjendje Lajēi e karakterizoi si nė vijim:

 

(i)     Mungesa e politikave tė qarta dhe planit strategjik pėr menaxhimin e mbeturinave qė ka pėr pasojė paqartėsitė ligjore lidhur me rolet dhe pėrgjegjėsitė institucionale nė fushėn e mbeturinave;
(ii)     Cilėsia e dobėt e shėrbimeve qė iu ofrohen konsumatorėve dhe shtirja e vogėl e shėrbimeve nė zonat rurale;
(iii)     Mosfunksionimi i inspektoratit nė nivel qendror dhe komunal qė ka pėr pasojė hedhjen e mbeturinave vend e pavend;
(iv)     Infrastruktura e pakompletuar pėr grumbullimin dhe trajtimin e mbeturinave komunale dhe nė veēanti tė atyre qė janė tė rrezikshme dhe toksike;
(v)      Mungesa e infrastrukturės dhe objekteve pėr ndarjen e mbeturinave dhe mungesa totale e praktikave pėr reduktimin dhe riciklimin e mbeturinave;
(vi)     Mungesa e vullnetit politik pėr krijimin e mekanizmave ligjor detyrues pėr arkėtimin e faturave pėr shėrbimet e mbeturinave, qė ka pėr pasojė praktikisht bankrotimin e KRM-ve dhe degradimin permanent tė deponive tė mbeturinave;
(vii)     Kapacitetet njerėzore dhe profesionale mjaft tė limituara nė institucionet qendrore dhe nė komuna pėr menaxhim efikas tė mbeturinave.


“Unė shpresoj qė institucionet relevante siē janė MMPH-ja dhe komunat, nė mėnyrė imediate do ti qasen me seriozitetin dhe pėrkushtimin e duhur problemeve nė menaxhimin e mbeturinave duke i dhėnė statusin e prioritetit nacional meqenėse pasojat nga mospėrfillja e problemeve tė grumbulluara nė kėtė fushė mund tė jenė tė rėnda dhe afatgjata. Kjo ėshtė e domosdoshme jo vetėm si njė kusht pėr integrim nė shoqėrinė e vendeve tė civilizuara evropiane por para sė gjithash si njė nevojė imanente e shoqėrisė tonė pėr tė jetuar nė njė ambient tė pastėr dhe tė shėndetshėm si ēdo vend tjetėr normal qė pretendon tė jetė pjesė e familjes sė popujve tė civilizuar”- theksoi Lajēi.

Pas dorėzimit tė licencave z. Lajēi falėnderoi tė pranishmit pėr ardhjen dhe bashkėpunimin e tyre gjatė procesit tė licencimit duke u dėshiruar suksese nė punė dhe duke i inkurajuar nė angazhimin maksimal nė pėrmbushjen e pėrgjegjėsive tė tyre qė dalin nga licencat e dhėna.