
Nėnshkruhet Marrėveshja e Bashkėpunimit ndėrmjet Zyrės Rregullatore pėr Ujė dhe Mbeturina (ZRRUM) dhe Entit Rregullator tė Ujit (ERRU) tė Shqipėrsė
Sot nė Prishtinė u nėnshkrua Marrėveshja e Bashkėpunimit
ndėrmjet Zyrės Rregullatore pėr Ujė dhe Mbeturina(ZRRUM) dhe
Entit Rregullator tė Ujit (ERRU) tė Shqipėrisė. Nėnshkrimi i
kėsaj Marrėveshje tė Bashkėpunimit u bė nga ana e Kryetarit tė
Komisionit tė ERRU zt. Avni Dervishi dhe Drejtori i ZRRUM zt.
Afrim Lajēi.
Tė pranishėm nė kėtė ceremoni ishin edhe pėrfaqėsuesit e lartė
tė Republikės sė Shqipėrisė: Ambasadori i Republikės sė
Shqipėrisė nė Kosovė zt. Islam Lauka, Ministri i Mjedisit i
Republikės sė Shqipėrisė zt. Lufter Xhuveli, Kėshillėtarja e
Kryeministrit tė Shqipėrisė znj. Enkelejda Gjinali. Nga ana e
Qeverisė dhe institucioneve tė Republikės sė Kosovės nė ceremoni
morrėn pjesė: Ministri i Mjedisit i Republikės sė Kosovės zt.
Mahir Jagcillar, Udhėheqėsi i Njėsisė pėr Politika dhe Monitorim
tė Ndėrmarrjeve Publike pranė MEF zt. Ramadan Avdiu, Zv.
Drejtoresha e Institutit Kombėtar tė Shėndetit Publik znj.
Selvete Krasniqi, Kryetari i Bordit tė SHUKOS-it zt. Skender
Bublaku etj.
Nėnshkrimi i kėsaj Marrėveshje tė Bashkėpunimit, duke krijuar
njė kornizė formale tė bashkėpunimit, ka pėr qėllim thellimin e
bashkėpunimit ndėrmjet ZRRUM dhe ERRU nė fushėn e rregullimit
ekonomik tė shėrbimeve tė ujit nė ēėshtjet qė janė me interes
dhe dobi pėr tė dy kėto institucione.
Afrim Lajēi, drejtor i ZRRUM, nė fjalėn e tij tė mbajtur me kėtė
rast theksoi se nėnshkrimi i kėsaj Marrėveshje tė Bashkėpunimit
reflekton frymėn e pėrgjithshme tė bashkėpunimit qė ėshtė
krijuar ndėrmjet dy vendeve tona gjatė kėsaj periudhe prej
ēlirimit tė Kosovės nė vitin ’99 dhe nė veēanti pas shpalljes sė
pavarėsisė sė Kosovės nė vitin e kaluar.
Poashtu nė fjalėn e tij zt. Lajēi sqaroi se fushat si dhe format
specifike te bashkėpunimit do tė dakordohen nga tė dyja palėt,
dhe ato do tė pėrfshijnė pa kufizim tė gjitha aspektet e punės
si: ēėshtjet qė kanė tė bėjnė me legjislacionin dhe aspektet e
licencimit, politikat rregullatore, pastaj parimet dhe
metodologjitė e pėrcaktimit tė tarifave, monitorimin e
performancės sė kompanive tė ujėsjellės-kanalizimeve, mbrojtjen
e interesave tė konsumatorėve etj. Ndėrkaq sa i pėrket ngritjes
sė kapaciteve profesionale tė stafit tė ZRRUM dhe ERRU,
bashkėpunimi do tė konsistojė nė: pjesėmarrje aktive nė projekte
qė zhvillon pala tjetėr, pastaj pjesėmarrje nė trajnime qė
organizon pala tjetėr, pjesėmarrje nė workshope, seminare apo
konferenca qė organizon njėri apo tjetri rregullator apo tė dy
bashkėrisht.
“Njė frymė tė kėtillė tė bashkėpunimit ne jemi dakorduar ta
promovojmė edhe me vendet tjera tė regjionit dhe mė gjerė. Nė
kėtė sens, ZRRUM ka paraparė qė nė muajin maj ta organizojė njė
punėtori tė pėrbashkėt me pėrfaqėsuesit e Maqedonisė dhe
Shqipėrisė nė tė cilėn do ta diskutojė performansėn e kompanive
tė ujėsjellėsit dhe kanalizimit nė secilin prej kėtyre vendeve
si dhe do ta iniciojė idenė e njė ‘benchmarking’-u regjional”
theksoi zt. Lajēi nė fjalėn e tij.
Zt. Avni Dervishi, Kryetar i ERRU, nė fjalėn e tij ndėr tė tjera
theksoi:
“Nėpėrmjet kėsaj marrėveshje tė dy institucionet inicjojnė
bashkėpunimin dhe interesin e ndėrjsellė nė fushėn e rregullimit
tė shėrbimeve tė furnizimit me ujė dhe ujėra tė zeza, nė bazė tė
barazisė dhe pėrfitimive reciproke. Ndėr tė tjera ky bashkėpunim
synon nė drejtim tė shkėmbimit tė informacioneve dhe njohurive
respektive sektoriale, ngirtje te kapaciteteve dhe stafeve
perkatese, ne aspekt tė bashkėpunimit nė kuadėr tė organizatave
dhe organizmave rajonale dhe ndėrkombėtare nė fushėn
rregullatore tė sektorit tė ujrave, etj.
Do tė dėshiroja qė tė shprehja nė emėr tė institucionit qė
drejtoj, qė nga ana jonė do tė bėhen tė gjitha pėrpjekjet
maksimale nė pėrmbushje tė frymės, detyrimeve dhe marrėdhėnieve
qė obligon ky memorandum.
Duke konstatuar gjithashtu tė njėjtėn kėmbėngulje dhe
predispozicion nga ana e palės kosovare gjykoj qė jemi nė njė
terren shumė tė mirė pėr implementimin sa mė mirė tė kėtij
memorandumi”.
Ministri i Mjedisit dhe Planifikimit Hapėsinor i Kosovės, Mahir
Yagcilar, ka shprehur qė kjo marrėveshje tė jetė njė udhėkryq i
forcimit tė bashkėpunimit jo vetėm nė mes kėtyre dy
institucioneve, por edhe mė gjėrė.
Edhe Ministri i Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit tė Ujrave tė
Shqipėrise, zt. Lufter Xhuveli e e nėnvizoi mbėshtetjen e tij
dhe Qeverisė sė Shqipėrisė pėr bashkėpunimin e e nė fushėn e
mjedisit dhe nė veēanti nė sektorin e ujėrave duke pohuar se tė
dy vendet tona kemi shumė pėr tė mėsuar nga njėri shtet tek
tjetri nė tė gjitha fushat pa pėrjashtim.
Zyra Rregullatore pėr Ujė dhe Mbeturina
Copyright © 2008 WWRO | All Rights Reserved |