
NGRITJA E TARIFAVE PĖR SHĖRBIMET E UJĖSJELLĖSIT DHE KANALIZIMIT
E DOMOSDOSHME PĖR NGRITJEN E CILĖSISĖ SĖ KĖTYRE SHĖRBIMEVE
THOTĖ RREGULLATORI I UJIT
Nė pajtim me mandatin ligjor qė ka, Zyra Rregullatore pėr Ujė
dhe Mbeturina (ZRRUM) ka pėrcaktuar tarifat e reja pėr shėrbimet
e ujėsjellėsit dhe kanalizimit qė do tu faturohen konsumatorėve
duke filluar nga 1 janari 2009.
Afrim Lajēi, drejtor i ZRRUM, duke folur nė kėtė temė sot nė
Prishtinė, tha:
“Pėrcaktimit tė tarifave tė reja i ka paraprirė njė proces i
gjatė dhe gjithėpėrfshirės qė ėshtė zhvilluar gjatė gjithė vitit
2008, nė tė cilin proces janė analizuar parametrat operativ dhe
financiar tė shtatė kompanive regjionale publike tė ujėsjellėsit
tė parashtuara nė kėrkesat e tyre tarifore.
“Me rastin e aprovimit tė tarifave tė reja ZRRUM ka marrė
parasysh aspektet vijuese:
• Kėrkesėn pėr tė hyra tė nevojshme pėr mbulimin e kostove tė
kompanive tė ujėsjellėsit me kusht tė operimit efiēent;
• Pėrballueshmėrinė e tarifave tė reja nga konsumatorėt;
• Stimulimin e investimeve kapitale tė nevojshme pėr ngritjen e
cilėsisė sė shėrbimeve ndaj konsumatorėve;
“Tarifat e reja do tė jenė nė fuqi pėr njė periudhė 3-vjeqare
dhe do tė jenė mė tė larta krahasuar me tarifat e mėparshme. Kjo
ngritje e tarifave ėshtė vlerėsuar si e absolutisht e
domosdoshme pėr t`iu mundėsuar kompanive gjenerimin e tė hyrave
tė nevojshme pėr mbulimin e kostove tė tyre dhe ngritjen e
cilėsisė sė shėrbimeve ndaj konsumatorėve.
Z. Lajēi mėtutje tha se kjo ngritje e tarifave ėshtė e para nė
tri vitet e fundit (tarifat e ujit janė ngritur pėr herė tė
fundit nė fillim tė vitit 2006) edhepse nė ndėrkohė janė ngritur
ēmimet e mallėrave tjera dhe tarifat e energjisė eletrike tė
cilat kanė ndikim tė dretjėpėrdrejtė dhe tė konsiderueshėm nė
koston e ofrimit tė shėrbimeve tė ujėsjellėsit dhe kanalizimit.
“Tarifat fikse kanė mbetur tė pandryshuara (1,0 EUR/muaj pėr
konsumatorėt shtėpiak, dhe 3.0 EUR/muaj pėr konsumatorėt
komercial dhe institucional), ndėrkaq tarifat volumetrike janė
ngritur nė mėnyrė tė shkallėzuar pėr periudhėn e ardhshme
trivjeqare. Ngritja e tarifave volumetrike ėshtė bėrė nė njė
masė relativisht tė vogėl dhe ka marrė parasysh rrethanat
ekonomiko-sociale nė Kosovė respektivisht mundėsitė paguese tė
familjeve kosovare.
“Konkretisht, pėr kategorinė e konsumatorėve shtėpiak tarifat
volumetrike (pėr sasinė e ujit tė konsumuar) janė ngritur si
vijon:
• Pėr vitin 2009 ėshtė aprovuar njė ngritje mesatare e tarifave
prej 10%. Ngritja mė e madhe ėshtė aprovuar pėr kompaninė
regjionale tė ujėsjellėsit Hidromorava-Gjilan nė lartėsi 16.6 %,
ndėrkaq ngritja mė vogėl pėr kompaninė regjionale tė
ujėsjellėsit Hidrodrini-Pejė nė masėn 4.7%.
• Pėr vitin 2010 ngritja ėshtė edhe mė e vogėl dhe sillet nė
kufinjtė 2.8% (nė rastin e kompanisė regjionale
Hidromorava-Gjilan) deri nė 9% (pėr kompaninė regjionale
Prishtina);
• Pėr vitin 2011 ėshtė aprovuar njė ngritje e ngjajshme me vitin
2010 qė sillet prej 2.8% (nė rastin e kompanisė regjionale
Hidromorava-Gjilan) deri nė 10.7 % (nė rastin e kompanisė
regjionale Hidroregjioni-Prizren).
Z. Lajēi theksoi se nė terma reale kjo ngritje e tarifave ėshtė
relativisht e vogėl meqenėse bėhet fjalė pėr njė ngritje prej 1
deri 5 cent pėr njė metėr kub tė ujit tė konsumuar.
“Nė bazė tė analizave tė bėra nga ZRRUM nuk pritet qė tarifat e
reja tė paraqesin “goditje” tė madhe pėr buxhetin e familjeve
kosovare. Kjo pėr faktin se me kėtė ngritje faturat e reja do tė
jenė mė tė larta pėr 20 cent nė muaj (nė rastin e Pejės) deri nė
1 euro nė muaj (nė rastin e Gjilanit). Edhe sipas standardeve
ndėrkombėtarisht tė njohura sa i pėrket pėrballueshmėrisė sė
tarifave tė ujit, tarifat e aprovuara janė dukshėm nėn kufirin e
pėrballueshmėrisė pėr familjet kosovare.
“Ėshtė me rėndėsi tė theksohet se me aprovimin e tarifave tė
reja janė parapa tė ndėrmirren investime tė konsiderueshme nga
tė gjitha kompanitė e ujėsjellėsit, investime kėto qė janė tė
domosdoshme nė sistemet e ujėsjellėsit dhe kanalizimit dhe tė
cilat do tė mundėsojnė shėrbime mė cilėsore pėr konsumatorėt.
Realizmin e kėtyre investimeve ZRRUM do ta monitorojė nė
bashkėpunim me institucionet relevante.
“Poashtu, bashkė me aprovimin e tarifave tė reja, ZRRUM ka
pėrcaktuar objektiva shumė sfiduese pėr kompanitė e ujėsjellėsit
nė kuptim tė pėrmirėsimit tė performancės sė tyre operative dhe
financiare gjatė periudhės sė ardhsme trevjeēare. Kjo para sė
gjithash ka tė bėjė me ngritjen e shkallės sė inkasimit (nga 60%
sa ėshtė aktualisht nė 80 % nė fund tė vitit 2011) dhe nė
reduktimin e humbjeve tė ujit (nga 57% sa janė aktualisht nė
rreth 40% nė fund tė vitit 2011).
“Prandaj aprovimi i tarifave tė reja, i pėrcjellur me
pėrcaktimin e objektivave ambicioze dhe me stimulimin e
investimeve kapitale, nė afat tė gjatė ėshtė nė interes tė
konsumatorėve dhe nė funksion tė mbrojtjes sė interesave tė
tyre. Kjo pėr faktin se kjo ėshtė mėnyra e vetme pėr ngritjen e
qėndrueshmėrisė financiare tė kompanive tė ujėsjellėsit qė ėshtė
parakusht fundamental pėr shėrbime cilėsore dhe tė sigurta tė
ujėsjellėsit dhe kanalizimit” theksoi z. Lajēi.
Dhe nė pėrfundim z. Lajēi theksoi se procesi i aprovimit tė
tarifave tė reja ėshtė zhvilluar nė konsultim tė ngushtė me
Komisionet Kėshilluese tė Konsumatorėve, ashtu siq parashihet me
ligj. Kėto Komisione janė trupa tė themeluar nė 7 regjionet e
Kosovės ku ofrojnė shėrbimet e veta kompanitė regjionale tė
ujėsjellėsit dhe kanalaizimit dhe tė njėjtat pėrbėhen nga
pėrfaqėsuesit e tė gjitha komunave tė Kosovės tė cilėt
pėrfaqėsojnė interesat e tė gjitha kategorive tė konsumatorėve.
Shėnime pėr ZRRUM
1. ZRRUM ėshtė rregullator i pavarur ekonomik qė ka pėrgjegjėsi
ligjore tė mbikqyrė aktivitetet e ofruesve tė shėrbimeve tė
ujėsjellėsit, kanalzimit dhe mbeturinave. ZRRUM ėshtė themeluar
nė vitin 2004 me Rregulloren 2004/49 dhe aktualisht funksionon
nė bazė tė Ligjit Nr. 03/L-086 tė aprovuar nga Kuvendi i Kosovės
mė 13 qershor 2008.
Roli primar i ZRRUM ėshtė tė mbrojė interesat e konsumatorėve.
Ai pėrkujdeset qė kompanitė publike tė licencuara pėr ofrimin e
shėrbimeve tė ujėsjellėsit dhe mbeturinave tė mos abuzojnė me
pozitėn e monopolit qė kanė dhe qė kėto kompani ofrojnė standard
tė arėsyeshėm tė shėrbimit me ēmim tė drejtė.
2. Pėrgjegjėsitė kryesore tė ZRRUM pėrfshijnė:
• Licencimi i kompanive publike tė ujėsjellėsit dhe mbeturinave
• Pėrcaktimi i tarifave pėr shėrbimet e ujėsjellėsit,
kanalizimit dhe mbeturinave tė cilat iu mundėsojnė kompanive
financimin e veprimatrisė sė tyre dhe pėrmirėsojnė cilėsinė e
shėrbimeve por qė njėkohėsisht janė tė drejta dhe tė
pėrballueshme pėr konsumatorėt
• Monitorimin e performancės sė kompanive tė ujėsjellėsit dhe
mbeturinave dhe raportimi public pėr kėtė performance;
• Themelimi dhe mbėshtetja e Komisioneve Kėshillues tė
Konsumatorėve
• Pėrkujdesja qė shėrbimet janė nė nivel tė akceptueshėm
Detajet kontaktuese:
Adresa: Rr. Ferat Dragaj, 68 Prishtinė
Tel: (038) 249 165 ext. 101
e-mail: lule.gjonbalaj@wwro-ks.org
web: www.wwro-ks.org
Zyra Rregullatore pėr Ujė dhe Mbeturina
Copyright © 2008 WWRO | All Rights Reserved |