
RREGULLATORI APROVON NGRITJEN E
TARIFAVE TĖ UJIT PĖR T’U MUNDĖSUAR KOMPANIVE TĖ UJIT QĖ TĖ
PĖRMIRĖSOJNĖ SHĖRBIMET QĖ OFROHEN PĖR KONSUMATORĖ
Zyra Rregullatore pėr Ujėsjellės dhe Mbeturina (ZRRUM) sot
konfirmojė se duke filluar nga data 1 Janar 2012 faturat pėr
shėrbimet e furnizimit me ujė dhe shėrbimet pėr ujėra tė
zeza do tė ngritėn gjatė tre viteve tė ardhshme.
Ngritja e tarifave ėshtė bėrė varėsisht nga regjioni ku
kompanitė veprojnė si p.sh. Tarifat e konsumatorėve
shtėpiakė, nga tarifat ekzistuese tė vitit 2011 pėr vitin
2012 do tė ngritėn nga 0.03 €/m3 deri nė 0.06 €/m3 nė
regjionet e caktuara. Ngritja e tyre ka qenė e kushtėzuar me
kostot operative ekzistuese, planet zhvillimore tė
investimeve kapitale dhe indeksimin e tyre me lėvizjen e
Indeksit tė Ēmimeve tė Konsumit tė Kosovės, publikuar nga
Enti i Statistikave tė Kosovės pėr periudhėn e shikuar Tetor
2010-Tetor 2011.
Tarifat pėr vitin 2013 dhe 2014 do tė pėrshtaten me shkallen
e lėvizjes sė Indeksit tė Ēmimeve tė Konsumit, pėr gjatė
periudhės Tetor 2010-2013 dhe eventualisht shkallėn e
pėrmbushjes ose mospėrmbushjes sė objektivave tė pėrcaktuar
me procesin rregullatorė 2012-2014.
“Ngritja e tarifave ėshtė vlerėsuar tė ketė qenė e
domosdoshme pėr faktin se tarifat e pėrcaktuar pėr vitet
2009 -2011 nuk janė pėrshtatė me Indeksin e Ēmimeve tė
Konsumit nė vend pėr vitin 2009 -2010 dhe 10 muajt e parė tė
vitit 2011, ngritja e kostove tė operimit dhe aprovimin e
planeve pėr investime kapitale pėr pėrmirėsim tė efiqinecės
e cila nė radhė tė parė lidhet me ngritjen e nivelit tė
shėrbimeve pėr konsumatorėt qė shėrbehen nga kėto
kompani”-tha z. Raif Preteni, Drejtor i ZRRUM.
Ai gjithashtu shtoi se gjatė procesit tė aprovimit tė
ngritjeve tarifore ėshtė marr parasysh edhe mundėsia e
konsumatorėve pėr tė paguar.
“Ne besojmė se konsumatorėt do tė jenė nė gjendje qė t’i
pėrballojnė kėto ngritje tė tarifave. Ne kemi vėnė re se ka
ngritje tė ankesave tė konsumatorėve nė lidhje me shėrbime
tė dobėta dhe si rezultat i kėsaj ne jemi tė bindur se
konsumatorėt nuk do tė hezitojnė qė tė paguajnė mė shumė pėr
tė siguruar pėrmirėsime nė nivelet e shėrbimeve tė ujit. Ne
po ashtu do tė inkurajojmė konsumatorėt qė tė paguajnė
faturat e tyre pasi qė pa kėto tė ardhura Kompanitė Rajonale
tė Ujit (KRU), janė tė pafuqishme pėr tė pėrmbushur nivelet
e tyre tė shėrbimeve dhe obligimet e marra pėr investime”.
Si pjesė e procesit tė pėrcaktimit tė tarifave, nga KRU
ishte kėrkuar qė tė dorėzojnė Plan Bizneset Rregullatore,
pėrmes tė cilave ata kanė propozuar shpenzimet e tyre gjatė
periudhės sė ardhshme tre vjeēare. Kėto biznes plane janė
kontrolluar nė hollėsi nga ZRRUM dhe janė dhėnė vlerėsime nė
lidhje me reduktimin e shpenzimeve nė KRU, tė cilat janė
reflektuar pastaj nė nivelet e tarifave.
“Ėshtė e rėndėsishme qė KRU tė kuptojnė se biznes planet e
tyre tė dorėzuara dhe tė cilat edhe janė pėrdorur si bazė
pėr pėrcaktimin e tarifave janė “kontratė e obligimeve” e
nėnkuptuar nė kėmbim me ēmimet e dakorduara. Nė baza vjetore
ne do tė monitorojmė performancėn e kompanive kundrejt
planeve tė tyre tė biznesit dhe rezultatet e dala nga ky
monitorim do t’i publikojmė. Ne kemi lejuar investime reale,
por nė mėnyrė qė tė financohen kėto investime ėshtė e
domosdoshme qė KRU tė pėrmirėsojnė ndjeshėm arkėtimin e
mjeteve financiare nga konsumatorėt. Nga ana tjetėr ne
presim qė konsumatorėt do tė kryejnė obligimet e tyre dhe tė
paguajnė faturat e tyre”- tha ndėr tė tjera z. Preteni.
Zyra Rregullatore pėr Ujėsjellės dhe Kanalizim
Copyright © 2008 WWRO | All Rights Reserved |