Licencimi

 

    Njė prej aktiviteteve qendrore tė Zyrės Rregullatore pėr Ujė dhe Mbeturina (ZRRUM), si autoritet pėrgjegjės pėr rregullimin e aktiviteteve tė ofruesve tė shėrbimeve tė ujit dhe mbeturinave nė Kosovė nė bazė tė Rregullores 2004/49 dhe Ligjit Nr. 03/L-086, ėshtė licencimi i kompanive publike qė ofrojnė kėto shėrbime.

    Me legjislacionin e sipėrpėrmendur, qė paraqet kuadrin ligjor pėr rregullimin ekonomik tė aktiviteteve tė shėrbimeve tė ujit dhe mbeturinave nė Kosovė, ėshtė pėrcaktuar se asnjė ofrues i shėrbimeve tė ujėsjellėsit dhe kanalizimit si dhe tė shėrbimeve tė grumbullimit dhe deponimit tė mbeturinave nė Kosovė nuk mund tė ofrojė kėto shėrbime pa pasur licencė tė shėrbimit tė lėshuar nga ZRRUM. Procedurat e hollėsishme si dhe kushtet dhe kriteret pėr lėshuarjen e licencės sė shėrbimit janė pėrshkruar nė legjislacionin e sipėrpėrmendur si dhe nė Rregullat pėrkatėse tė nxjerra nga ZRRUM.

    Me licencė tė shėrbimit i jipet e drejta pėr ofrimin e shėrbimeve njė ofruesi tė shėrbimeve tė ujit apo mbeturinave si dhe pėrcaktohen nė mėnyrė tė detajuar obligimet e tij me rastin e ofrimit tė shėrbimeve pėr tė cilat ėshtė lėshuar licenca e shėrbimit.

    ZRRUM mbikqyrė zbatimin e kushteve tė pėrcaktuara me licencė tė shėrbimit dhe nė rast tė shkeljes sė dispozitave tė Rregullores 2004/49, tė akteve nėnligjore (Rregullave) tė lėshuara nga ZRRUM apo tė kushteve tė licencės sė shėrbimit nga ndonjė ofrues i licencuar i shėrbimeve, ZRRUM ka autoritet dhe pėrgjegjėsi tė ndėrmarrė masa disiplinore ndaj atij ofruesi tė shėrbimeve. Masat disiplinore konsistojnė nė gjobitjen nė vlerė deri 50,000 EURO, dhe nė raste tė jashtėzakonshme edhe me revokimin e licencės sė shėrbimit

            Forma e Aplikacionit tė Licencimit

            Ofruesit e Licencuar tė Shėrbimeve